Sipas Kombeve të Bashkuara, çmimet globale të ushqimeve janë më të larta nga sa kanë qenë për më shumë se 10 vjet.
“Çmimet globale të ushqimeve u rritën me 3,9 pikë përqindjeje në tetor, në krahasim me muajin e kaluar dhe kështu arritën pikën e tyre më të lartë që nga korriku 2011”, tha organizata e KB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO.
Sipas FAO, indeksi i çmimeve për drithërat, vajin vegjetal dhe produktet e qumështit u rrit për shkak të disponueshmërisë më të ulët, çmimeve më të larta dhe rritjes së kërkesës, raporton ATSh.
Në të kundërt, çmimet e mishit ranë lehtë (0,7 për qind) pjesërisht për shkak se Kina bleu më pak mish derri.
Edhe vlera e indeksit të çmimeve të sheqerit ra gjithashtu (1,8 për qind) pjesërisht për shkak se vendet importuan më pak.
Top Channel