Lezhë/ Të moshuarit kërkojnë dy vaksina, dozën e tretë të anti Covid dhe vaksinën e gripit

04/11/2021 15:36

Që prej ditës së hënë, doza e tretë e vaksinës anti Covid po aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore në Lezhë për moshat +60, bluzat e bardha, mësuesit apo të sëmuret kronikë.

Interesi nga ana e qytetarëve ka qenë i lartë për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës anti Covid por jo vetëm, krahas kësaj vaksine po marrin dhe vaksinën e gripit.

Nga tjetër, Zoje Zefi drejtoreshë e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, shprehet se interesi i të moshuarve është i lartë, ndërkohe po përgatiten dhe listat për fëmijet 12 deri 16 vjeç, për aplikimin e vaksinës anti Covid.

Deri më tani, në Lezhë janë vaksinuar rreth 50 mijë qytetarë me të dyja dozat, dhe që prej datës 1 nëntor po merret dhe doza e tretë e vaksinës.

Top Channel