Ka filluar përpilimi i listave të fëmijëve 12 vjeç e lart që kanë sëmundje kronike për të nisur më pa vaksinimi antiCovid ndaj tyre tek të cilët do të aplikohet vaksina Pfizer.
‘Sigurisht nuk do të nisin të gjithë njëherësh pasi dikush mund të jetë me virozë apo po trajtohet me terapi që nuk ia lejon vaksinimin”, tha Xhorxhina Kuli.
Por, shumë prindër hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre nisur nga efektet anësore si miokarditet që mund të shkaktojë tek fëmijët. Por shefja e shërbimit infektiv në pediatri sqaroi se çdo fëmijë që preket nga Covid bën miokardit.
Miokarditi është inflamacioni i muskulit të zemrës, i cili shkaktohet nga virusi jo vetëm Covid por edhe nga
adenoviruset, virusi i hepatit C, HIV e të tjerë.
Top Channel