Britania miraton ilaçin anti covid/ Molnupiravir përdoret me pilula edhe në shtëpi nga të sëmurët

04/11/2021 15:21

Britania shndërrohet në vendin e parë në botë që miraton përdormin e një ilaçi të ri aniviral kundër Covidit, i cili merret si kokërr nga goja.

Ky ilaç është i sigurt dhe efektiv  në pakësimin e rrezikut të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve në radhët e të prekurve me shenja të lehta, por që  kanë rrezik të lartë të kalimit në gjendje të rëndë shëndetësore. Hollësitë nga Londra i sjell korrespodenti ynë Arben Manaj.

“Sot është një ditë historike  për Britaninë, pasi ne bëhemi vendi i parë në botë që aprovon  një antiviral  që merret në shtëpi kundër Covidit”, deklaroi Ministri britanik i Shëndetësisë.

Agjensia britanike e Mjekësisë dhe Kujdesit Shëndetësor,  ka miratuar ilaçin e quajtur “Molnupiravir”, të prodhuar nga prodhuesi  farmaceutik, Merck Sharps & Dohme’s, i cili është një ilaç i cili merret në formë kokrre nga goja.

Ky ilaç është i sigurt dhe efektiv  në pakësimin e rrezikut të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve.

Ilaçi antiviral konsiderohet si një ilaç që do ndryshojë rregullat e lojës në luftën kundër Covidit, sidomos për njerëzit më të rrezikuar dhe me imunitet të komprometuar, të cilët shumë shpejt do jenë në gjendje të fillojnë marrjen e këtij anivirali, i cili njihet edhe me emrin Lagevrio.

Ky ilaç do u jepet  dy herë në ditë njerëzve brenda një jave që kur ata kanë rezultuar pozitiv me Covid dhe do u jepet britanikeve mbi 60 vjeç si dhe pacientëve me sëmundje të zemrës, diabetikëve dhe atyre që janë mbipeshë.

Britania ka blerë 480 mijë doza të ilaçit antiviral  me një koste  prej 250 milionë sterlinash.

Britania gjatë gjithë pandemisë ka qene pionere e shumë vaksinave dhe medikamenteve kundër Covidit duke qenë ne shumicën e rasteve vendi i parë në botë që i miraton këto trajtime mjekësore, duke fituar kohë ne luftën ndaj Covidit dhe shpëtuar jetë njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA