A do të rihynte sërish në shtëpinë e BBV? Ish-banori: Kam disa qëllime për të arritur…
Loja mesa duket po merr përmasa shumë serioze. Prova javore ka nxitur më shumë se kurrë debate dhe ironi mes banorëve.
Sabiani, njëri nga protagonistët, është shprehur i ofenduar për faktin se shumica e banorëve po tentojnë të “prishin qëllimisht lojën”.
Disa prej tyre, janë betuar që në orët e para të provës javore për të vërtetuar që nuk janë ata të implikuarit e rrëmujës në shtëpi.
Kjo gjë duket se ka irrituar Sabianin i cili si besimtar në fé, e ka konsideruar këtë një gjest të gabuar dhe që sjell në mënyrë të padrejtë ndërprerjen e lojës.
“Ju po prishni lojën, nuk është zgjidhje kjo që të betohemi të gjithë me radhë. Është gjynah të betohesh për një lojë”,- tha ai.
Pak minuta më pas, acarimi i tij nuk u zhduk por përkundrazi. Ai shprehu se kishte vendosur që t’i kërkonte produksionit anullimin e lojës.
Top Channel