Pedagog i shkencave politike, Fitim Zekthi, i ftuar sot në ‘Open’ ku po flitet për ndarjen e opozitës, tha në fjalën e tij se mendon që ka një krisje në koalicionin PD-LSI.
“Nuk mund të fshihet fakti që ka një krisje, do ishte e pandershme të mos e thonim. Çështja është që pse ka ardhur kjo krisje. Sepse humbën zgjedhjet dhe LSI doli shumë keq në zgjedhjen koalicioni humbi zgjedhjet dhe për shkak të problemeve që prodhon kjo situatë post zgjedhore krisja vjen duke u mavijosur”, u shpreh Zekthi.
Më tej ai shton se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka patur një marrëdhënie të mirë me Presidentin Ilir Meta, por me ardhjen e Monika Kryemadhit në krye të LSI-së janë ‘ulur gjakrat’! Zekthi thotë se koalicioni PD-LSI është i detyruar të vijojë më tej si pasojë e rrethanave!
“Zoti Berisha ka patur një marrëdhënie të mirë me Zotin Meta, por zoti Basha nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë. Madje ka pasur një rast ku është protestuar kundër zotit Meta, çështja e atentatit të supozuar kundrejt Doshit. Ka qenë një marrëdhënie në ngërç dhe me ardhjen e Kryemadhit në LSI e zbuti dhe pati një afrim. Opozita nuk është çështje liderësh është çështje raportesh në terren. Nuk jemi në një moment bashkëpunimi por as në një moment lufte. Do apo nuk do LSI dhe PD do jenë në opozitë, sepse nuk mund të bëjnë koalicion me qeverinë. Ky koalicion është i detyruar nga rrethanat të vijojë”, tha më tej Zekthi.
I pyetur nëse ka një aleancë Berisha-Meta kundër Bashës, Zekthi tha se nuk mohohet diçka e tillë pasi terreni e imponon një gjë të tillë!
“Berisha dhe Meta kanë qenë shumë herët pranë, Basha ka qenë pranë Metës dhe ka dalë nga kjo gjë. Nga 2011 deri më sot ka qenë Meta, ndërkohë që Basha është shumë larg Metës. Ajo që tha Basha për trekëndëshin e Bermudës nuk përbën akuza penale. Basha përpiqet që të prodhojë një narrative post tranzicion. Ka aleancë…Aleancat diktohen nga rrethanat, ndërsa terreni imponon”.
Top Channel