Në gjykatën e apelit në Vlorë ka mbërritur furgoni nga paraburgimi i Vlorës në lidhje me çështjen gjyqësore të tre shtetasve Klodian Troci, Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni, por pa këta të fundit brenda.
Të tre këta shtetas, të përfshirë në vjedhjen e dosjes së Dhërmiut, në ndryshim nga dita e djeshme, këtë të mërkurë, kanë zgjedhur mos të prezantohen në gjykatën e apelit.
Punonjësit e paraburgimit kanë paraqitur një kërkesë të këtyre tre shtetasve të cilët nuk do prezantohen në sallën e gjyqit, por ja lënë mbrojtjen e tyre avokatëve mbrojtës.
Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, i cili dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut është lënë në burg ndërkohë gjatë muajit tetor.
Troci akuzohet për veprën penale shpërdorim i detyrës kryen në bashkëpunim për dosjet e Dhërmiut të vjedhura në kadastrën e qarkut te Vlorës.
Ish kreu i Kadastrës u arrestua ditë më parë si përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve në qarkun e Vlorës dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesorë të grabitjes së dosjeve të qarkut.
Top Channel