Analisti Andi Bushati ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në politikë duke thënë se opozita duhet të dalë me një propozim për zgjatjen e mandateve të vettingut. Sipas tij, nuk e bëjnë dot këtë gjë sepse nuk e dinë cfarë do ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ndërsa deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk e kanë në mendje rrezikun anglo-amerikan. Sipas tij, për të mos u kthyer tek politika e dikurshme duhet bërë vettingu në politikë, një nga tre amendamentet kushteteuese të propozuara nga PD që Rama e ka cilësuar si “ide të lodhur”.
Bushati: Unë jam 100% dakord me ju, për marrjen e të gjithë mendimeve nga akademikët, kundërshtarët e juristët dhe në formë, padyshim që jeni shumë më lart se Edi Rama që thotë “o bëjeni siç them unë, o fare”. Problemi është duke qenë dakord në formë, nuk jam dakord në përmbajtje. Misioni i politikanit është që të dalë me propozim.
Nëse flasim për vettingun, duhet të ishte nuk shkon për një, për dy, ose ta lëmë siç është, pra del me produkt në fund. Pse nuk jep dot përgjigje dhe nuk jep produkt, sepse nuk je Sovran. Sepse nuk e di çfarë do Yuri Kim. Nuk e di çfarë duan ata që të tërheqin veshin. Unë kur vi në tavolinë si forcë kryesore është që do hedh në tavolinë por opsioni është ky.
Alibeaj: Nuk futet diskutimi duke pasur në mendje rrezikun anglo amerikan.Të vetmit që e artikulojnë këtë gjë, Enver Hoxha, Edi Rama dhe Andi Bushati. Do shohësh që procesi ka hapat e vet. Për të mos bërë si politika e dikurshme, të sillemi si njerëz civilë në mënyrë proporcionale. Zgjidhja është vetting në politikë. Pse nuk funksionoi sot vetting në politikë? Pse themi që sistemi i drejtësisë është i kapur? E ka thënë që në 2016 Komisioni i Venecias.
Top Channel