Prova e reagimeve/ Ja sa buxhet kanë përfituar banorët për ditët në vazhdim
03/11/2021 00:02
Banorët kanë ekzekutuar provën javore dhe kanë mundur të fitojnë 15 % të buxhetit të javës.
Gjatë gjithë javës banorëve u është dashur që të mos reagojnë ndaj situatave të ndryshme që ndodhnin në shtëpinë e ”Vëllait të Madh”.
Situatat ishin të frikshme, prekëse për disa, si në rastin e Beatrix Ramosja së cilës iu fut qenushja e saj dhe nuk duhej të reagonte.
Konkurrenten e kemi parë shumë të prekur përgjatë kësaj jave.
Po ashtu në shtëpi u fut edhe vetë Arbana Osmani .
Disa prej banorëve u munduan që të mos bënin reagime, por ende ishin skeptik se sa përqind të buxhetit mund të kenë fituar.
Njëzëri ata u shprehën se mund të kenë fituar 70 ose 80% të buxhetit.
Top Channel