Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është ndërprerë nga kryetari i komisionit Eduard Shalsi pas një debati të fortë mes deputetes së PS-së Anila Denjat dhe deputetes së PD-së Jorida Tabaku në lidhje me koncesionet.
“Flasim me PPP ngatërrojmë të bërit politikë me faktet. Po të shohim tabelën e koncesioneve janë 13.8 miliard lekë në vit për koncesione. 3% e të ardhurave faktike që janë brenda tavanit pre 5 %. Janë 13 koncensione nga të cilat 5 miliard janë për infrastrukturë rrugore, 3 miliard janë rruga e Arbrit. 4 miliard janë për shëndetësi ku përfitojnë 800 mijë qytetarë, 2 miliard janë për shërbimin e skanimit”, tha Denaj.
Pas fjalës së Denajt ka ndërhyrë Tabaku, duke thënë se shqetësim i madh në buxhet janë kontratat koncesionare.
Sipas saj. për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi nuk po paguhen nga buxheti i shtetit dhe nuk po merret shërbim. \
“Është kontratë koncensionare e kohës tuaj. Nëse në shëndetësi përfitojnë 800 mijë qytetarë, në rastin tuaj paguan biznesi pavarësisht nëse ndodh shërbimi apo jo”, ka thënë Denaj.
Pas këtij debati drejtuesi Eduard Shalsi ka ndërprerë mbledhjen.
Top Channel