PD dhe vettingu në politikë/ Alibeaj në ‘Open’: Të ulemi në tryezë të përbashkët, të diskutojmë në sy të publikut

03/11/2021 21:23

Tre amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve, është tema për të cilën po flitet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka thënë se prioritet i PD për një kohë të gjatë ka qenë vettingu, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, duke shtuar se është mirë që opozita dhe mazhoranca të diskutojnë në një tryezë përballë syve të publikut.

Alibeaj: Ajo që përbën interes për publikun është iniciativa që kemi çuar në parlament. Sot ajo që u diskutua ishte vettingu, reforma zgjedhore dhe ajo terretoriale. Kjo ka qen prioriteti ynë shumë kohë më parë. Interesi është i zërit të publikut dhe ne i kemi dhënë forcë. Qëndrimi ynë është i qartë, jemi në një proces kushtetues. Ka bërë edhe mazhoranca një nismë të vetën. Ne jemi në një proces dhe duke u nisur nga interesi ynë themi të krijojmë një proces kushtetues ku të diskutohen gjërat. Qëndrimi ynë edhe për çështjen tonë, ne nuk themi që thjesht duhet votuar. Është mirë të arsyetojmë aksionin politik të secilës palë dhe në një tryezë të diskutojmë që secili të diskutojë argumentat e vetë në sytë e publikut.
Vasili: A ka sot PD një qëndrim? Sa kohë do merrni ju si parti?
Alibeaj: Aq kohë sa kërkohet nga procedura parlamentare. Ju doni përgjigjen tani, një qasje e natyrës civile është kjo pse të mos dëgjojmë të gjithë argumentat qoftë për njërin vetting qoftë tjetrin, pse të mos dëgjojmë zërin neutral të shoqërisë civile spe të mos i bëjmë publike. Në fund secila palë do të ketë edhe barrën e argumentave të bëra publike. Kjo është rruga për të shkuar në fund.
Alibeaj: Vettingu në drejtësi- Lind pyetja: Çfarë ka ndodhur dhe nuk u realizuar pritshmëri e 2016, a ka të drejtën publiku shqiptar të shohë çfarë e pengoi, pritshmërit e 2016 u realizuan apo jo.
Vasili: Pse keni pikëpyetje tani?
Alibeaj: U votua kushtetuta me 140, me duartrokitje, çfarë ndodhi. Ligji u miratua në mënyrë të njëanshme, procesi i vettingut me disa standarde politikisht i kapur, vazhdon i njëjti ligj, në këtë moment jemi futuur në një procedurë parlamentare për të diskutuar ndërhyrjen në kushtetutë. Ajo kushtetutë smund të jetë e opozitës apo mazhorancës ja kemi detyrim qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA