Takimi i radhës mes tre vendeve që janë pjesë e “Open Balkan”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të zhvillohet në Beograd më 4 nëntor.
Zaev do të zëvendësohet nga zv.kryeministri Nikolla Dimitrov në takimin e nesërm, pasi pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje të thellë, u dorëhoq.
Agjenda për këtë takim që organizohet nga Këshilli Atlantik, përfshin edhe panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilën do të ketë përfundime dhe më pas do të mbahet konferencë për shtyp.
Agjenda e zbardhur e “Open Balkan”:
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
Shënim: Kameramanët dhe fotoreporterët do të mund të regjistrojnë fillimin e takimit.
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin
Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.
Ai tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të mbeten.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrah edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
Por Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.
Top Channel