Pas vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, qeveria përmes një projekt ligji miratuar se fundmi, synon edhe vetingun e 478 noterëve të licencuar në Shqipëri.
Ministri i drejtësisë Ulsi Masnja tha se ky veting vjen si rekomandim i Money Val.
Manja: Forcim të integritetit, kritere të reja pranimi për licensim, do të shikojmë për noterë të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në pastrim parash.
Ministri Drejtësisë shpjegoi se si dhe kush do ta bëj këtë veting të noterëve.
Për të përmbushur këtë veting të noterëve, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë informacione nga SHISH dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese në vend. Në të njëjtën mënyrë siç mbërrijnë informacionet për njerëzit e drejtësisë në veting.
Top Channel