Spektali i sotëm ishte i mbushur me debate, përballje, sqarime dhe ethe nominimesh dhe eleminimesh.

Loja po tensionohet çdo ditë e më shumë, dhe banorët po fillojnë të ndjejnë ethet e garës.

Pas këtyre situatave ‘’Vëllai i Madh’’ vendosi që t’i ‘’përkëdhelë’’ pak banorët tanë Vip.

‘’Top Albania Radio’’ ka ardhur eksluzivisht për to për të realizuar një party tejet argëtuese.

Ata kanë përzgjedhur muzikën më të mirë shqiptare dhe të huaj për t’i dhuruar banorëve një natë ndryshe nga të tjerat.

Top Channel