Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, është arrestuar nga policia e Kukësit.

Ky shtetas, më datë 01.09.2021, në fshatin Bushtricë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka djegur automjetin shtetasit V. Gj., të cilin e kishte parkuar afër banesës.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA