Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK këtë të mërkurë pasi kaloi procesin e rivlerësimit në tre kritere.

Bimit gjatë seancës dëgjimore iu kërkuan shpjegime lidhur me huatë që i kishte dhënë babait të bashkëjetueses së tij si dhe me burimet financiare për blerjen e një banese.

Prokurori u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse.

Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjës.

Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA