Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pas takimit, Kim shkruan se “është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”.
Me ardhjen e opozitës në kuvend, këtë legjislacion të ri, Partia Demokratike ka bërë disa propozime për ndryshime kushtetuese, ku kryesoret janë rikthim i koalicioneve parazgjedhore, rikthim i komunave dhe vetting i politikanëve.
Partia Socialiste ka shprehur gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me opozitën dhe për të diskutuar.
Top Channel