
Televizioni iranian publikoi sot pamjet e aksionit ku forcat e Gardës Revolucionare merrnin kontrollin e një transportueseje në Detin e Omanit, pas tentativës së sekuestrimit nga marina e SHBA.
Në raportimin e televizionit iranian thuhej se incidenti detar ka ndodhur rreth një javë më parë.
Sekuenca e ngjarjeve përshkruante një tentativë të dështuar të marinës së SHBA për sekuestrim të transportueses me naftë iraniane.
Garda Revolucionare iraniane tha se SHBA kishte sekuestruar transportuesen dhe kishte transferuar ngarkesën e saj në një transportuese tjetër.
Forcat detare iranaine kishin marrë kontrollin edhe të transportueses së dytë, duke bërë të dështojë një tjetër tentativë e SHBA për kapjen e saj, sipas Teheranit.
Në raportim thuhej se “amerikanët ishin larguar nga zona” dhe se transportuesja ishte ankoruar në portin Bandar Abas në mëngjesin e 25 tetorit.
رشته توئیت / ۱. اولین تصاویر از عملیات برخورد نیروی دریایی سپاه با ناوهای آمریکایی pic.twitter.com/Rx1HuD98QX
— خبرگزاری فارس (@FarsNews_Agency) November 3, 2021
Garda Revolucionare nuk specifikonte për cilat mjete detare bëhej fjalë.
Zhvillimet vijnë mes disa incidenteve të mjeteve detare me karburante mes Iranit, SHBA dhe Izraelit.
Ringjallja e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të Iranit do të sillte heqjen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA, por përpjekjet ende nuk po arrijnë sukses.
Top Channel