Banorët përzgjodhën Granitin si një nga konkurentët më pak aktiv gjatë lojrave të “Vëllait të Madh”.
Ky “kurorëzim” la pas një seri debatesh dhe komentesh mes banorëve.
Graniti u shpreh i shqetësuar se disa nga banorët mendojnë se Fifi e ka penalizuar gjatë lojës së tij.
Këtë gjë e aprovoi edhe vetë Graniti i cili shtoi se të gjitha ngjarjet kanë ndodhur për faktin se ai është kujdesur të mos lëndojë Fifin.
Semi ishte ajo e cila i tha se sjellja e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme pasi duke qenë i dashuruar jashtë zgjodhi që t’i japë shpresa edhe Fifit.
Gjithashtu dhe Arditi këmbënguli se Graniti i përdori ndjenjat e Fifit për vëmendjen e publikut duke i shprehur se kishte një pëlqim edhe nga ana e tij.
Donaldi gjjthashtu shtoi se ndjenjat e Fifit po e ndrydhin që Graniti të jetojë lirshëm këtë eksperiencë.
Debati vijoi për minuta të tëra teksa u finalizua me një këshillë njëzëri nga banorët: Bëj çfarë të ndjesh, qëndro lirshëm.
Top Channel