Mbrëmjen e sotme birra ‘’Peja’’ zgjodhi t’i vinte banorët në vështirësi.
Konkurentët duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhet të jenë të sinqerta.
Në bazë të kësaj performance publiku do mund të votojë në rrjetet sociale banorin i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.
Einxhel iu përcaktua të rrëfejë eskperiencën më të bukur personale/ profesionale që mund të ketë kaluar në jetë.
Ajo u shpreh se momenti më i bukur për të nuk është përjetuar ende por nëse do mund të veçonte një kujtim interesant do të ishte udhëtimi i saj profesional drejt kontinentit afrikan.
‘’Nuk ka ardhur ende eksperienca më e bukur, por le të themi që udhëtimin drejt Afrikës do ta kem kujtim shumë të bukur’’,- tha Eixhel.
Top Channel