Fifi dhe Monika kanë organizuar dy ditë më parë rrengun e rradhës kundrejt banorëve.

Ato u ngritën në mes të natës dhe fshehën makinerinë e kafesë, mjet kaq i nevojshëm për banorët.

Kjo gjë u manipulua sikur ishte një vendim i produksionit, por mëngjesin e sotëm banorët e gjetën atë në valixhet e Fifit.

Pas spektaklit të mbrëmshëm banorët dyshuan se njëri prej banorëve kishte gisht në mungesën e kafesë, dhe për këtë ia nisën investigimit.

Ambjenti i parë që kontrolluan ishte pikërisht lavanteria, duke hapur valixhet e pjesës më të madhe të banorëve.

Pasi e zbuluan makinerinë, banorët reaguan sa të lumtur aq edhe të habitur.

Teksa i kërkojnë llogari Fifit për këtë veprim, ata më në fund janë të lirë të konsumojnë kafen kaq shumë të munguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA