Çfarë i kërkoi Ambasadorja Kim PD-së për Vettingun? Çudit Alibeaj: Pyesni Rushajn!

03/11/2021 22:15

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn, përkatësisht krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Alibeaj, i ftuar sot në ‘Open’ u pyet nëse ka dijeni për ndonjë kërkesë nga Ambasadorja Kim drejtuar PD, ndërsa përgjigjja e tij ishte epike: “Kur ta kesh zotin Rushaj këtu, ta sqaron ai nga fillimi në fund!”.

Pas kësaj përgjigje, nisi edhe një diskutim mes Alibeaj dhe moderatores Vasili, por pa marrë një përgjigje të saktë!

Vasili: Pse ju nuk keni informacion në parti se çfarë ndodh?

Alibeaj: Mos u prek kaq shumë zonja Eni nëse pi unë kafe me Fredin apo jo!

Vasili: Kafe ndoshta nuk pini por përderisa vini në një studio të tillë besoj informoheni.

Alibeaj: Besoj se edhe diskutimi duhet të jetë prestigjoz se sa kafet që pi unë me Fredin.

Vasili: Nuk ju ndihmojnë këto, na jepni një përgjigje.

Alibeaj: Besoj se nuk ja vlen askujt se të merremi me temë diskutimi se ku ka shkuar Zonja Kim. Ka një kërkesë nga PD e nënshkruar nga 28 deputetë drejtuar Kuvendit për të bërë një ndërhyrje në Kushtetutë për tre çështje të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA