Në Rumani, Bullgari dhe Letoni është rënduar shumë gjendja për shkak të koronavirusit. Gjermania ka vendosur të ndihmojë Rumaninë dhe të marrë dhjetëra pacientë.

Ushtria gjermane do të transportojë pacientë të sëmurë rëndë nga Covid-19, nga Rumania në Gjermani për trajtim. Deri të mërkurën (03.11) një avion special do të sjellë në Gjermani gjashtë pacientë. Airbus A310 “AirMedEvac” është një njësi e kujdesit intensiv me rreth 20 mjekë në bord. Ushtria gjermane pohon se të gjithë personat që transportohen kanë nevojë për intubim.

Gjashtë pacientët e parë do të sillen në klinikat e qyteteve Bochum, Krefeld dhe Bergisch Gladbach si dhe në spitalin Bundeswehrit në Koblenz. Kryeministri i ri i landit Renani Veriore-Vestfalia, Hendrik Wüst, thotë: “NRW solidarizohet me miqtë e vet evropianë”, sipas DW.

Sjellja e pacientëve në vend të shkuarjes së mjekëve atje

Rumänien | Coronavirus | Intensivstation in Bukarest

Portali “The Pioneer” raportoi i pari për këtë fushatë. Sipas raportit, Rumania fillimisht kërkoi ekipe intensive mjekësore nga Bundeswehri për të ofruar mbështetje të pacientëve atje. Por Bundeswehri nuk ishte në gjendje të përmbushte këtë kërkesë.

Një zëdhënës i shërbimit mjekësor të Bundeswehrit tha se ushtria po vepron me urdhër të qeverisë federale. Qëllimi i fushatës është “të lehtësojë sistemin shëndetësor rumun duke marrë përsipër pacientët e kujdesit intensiv të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Rumania kohët e fundit ka një incidencë prej më shumë se 1.000 të infektuar në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Vetëm më pak se një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Sistemi shëndetësor në Rumani është në gjendje të rëndë dhe i mbingarkuar për shkak të numrit të pacientëve që kanë nevojë akute për trajtim.

Pajisje edhe për Letoninë

Edhe Letonia raporton shifra tepër të larta të rasteve. Sipas autoriteteve atje, incidenca e fundit ishte 1.745 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Vendi baltik ka marrë pajisje mjekësore nga Finlanda, Hungaria, Suedia dhe Holanda nëpërmjet shërbimit të mbrojtjes civile të BE-së. Në Letoni, shkalla e vaksinimit prej 59 përqind e të rriturve është gjithashtu nën mesataren e BE-së prej rreth 75 përqind.

Rritet shumë numri i të vdekurve në Bullgari

Bulgarien | Proteste gegennCovid-Winschränkungen in Sofia

Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari kanë vdekur 310 persona nga virusi Corona, njoftojnë autoritetet. Ky është numri më i lartë i viktimave në 24 orë që nga fillimi i pandemisë. 93.87% e personave të vdekur nuk kanë qenë të vaksinuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 ka shkuar ndërkohë në në 24.309.

Mbi 90% e të shtruarve në spitale nuk janë vaksinuar

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit ishte 6007. Në këtë periudhë janë bërë 49.862 teste, ndërsa 12% e testeve kanë rezultuar pozitiv. Për momentin në Bullgari ka mbi 102.000 raste aktive. Ndërsa numri total i të infektuarve të regjistruar që nga fillimi i pandemisë tashmë i kalon 608.000  et. Ndërsa në spitale janë të akomoduar 8.030 pacientë me COVID-19. 669 prej tyre janë në reparte të kujdesit intensiv. Vetëm ditën e fundit janë shtruar 1341 persona, e 90,16% e tyre nuk janë vaksinuar.

Sipas të dhënave të autoriteteve, që nga fillimi i pandemisë, incidenca më e lartë është në grupmoshat nga 50 deri në 59 vjeç dhe nga 40 në 49 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.545 doza vaksine. Ndërsa numri i përgjithshëm i dozave të administruara është 2.874.721. Deri tani komplet janë vaksinuar 1.519.000 persona, që do të thottë se Bullgaria mbetet e fundit përsa i përket vaksinimit në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA