Banorët-Granitit: Distancohu nga Fifi, do jesh më i lirë
03/11/2021 17:22
Banorët kanë vazhduar të këshillojnë Granitin për marrëdhënien e tij me Fifin.
Ishte Semi ajo e cila i ka sugjeruar atij të shkëputet nga afërsia me Fifin, benefitet e të cilave i ka përjetuar edhe ajo pasi ka vendosur të distancohet nga Donaldi.
“Edhe unë gjykohesha shumë, nuk isha e qetë derisa erdhi Bora. Tani jam pak më e qetë dhe jam distancuar pak nga Donaldi, këtë gjë ta surgjeroj edhe ty”,- tha Semi.
Gjithashtu Donaldi i sugjeroi Granitit të njëjtën gjë, aq më tepër që Graniti nuk e njihte Fifin më parë siç njihej ai me Semin.
“Unë këtë vajzën e njihja jashtë, ti Fifin nuk e njeh. Për këtë duhet të jesh më i lirë”,- tha Donaldi.
Top Channel