Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ tha se sipas disa kontrolleve të kryera, rezulton se 12 komisionerë të vettingut që ka 52 muaj që ka filluar si proces, kanë dhënë më pak se një vendim në muaj, saktësisht 0.74 vendime në muaj.
“Me një kontroll të lehtë që bëra, konstatoj se vettingu ka 52 muaj që ka filluar, nga këto muaj janë 12 komisionerë të miratuar nga parlamenti. Janë bërë 466 kontrolle të magjistratëve dhe mesatarja e një komisioneri në këto muaj është 0.74 vendime në muaj për komisioner. Një komisioner që ka rrogë speciale, shofer, dieta, statusin e gjyqtarit, ka redaktor gjuhe, ka këshilltar jep 0.74 vendime në muaj. E dini sa është mesatarja e gjyqtarëve që këta vetojnë? Kanë gjykuar mesatarisht gjyqtarët e Tiranës mesatarisht në 10 vitet e fundit 42 vendime në muaj, ndërkohë që këta që vetojnë japin 0.74 në muaj, as edhe një vendim”, tha Lapaj.
Lapaj tha në fjalën e tij se këta komisionierë duhet të shkarkohen nga detyra që kanë, ndërsa më tej i drejtohet PD-së: Ajo që PD duhet të vendosi si kusht është vetëm një: Kjo turp e vettingut duhet të shkarkohet dhe të miratohet një trupë e re dhe vettingu të mos kalojë në kërcënimin që e kapi Rama apo ‘x’ dhe ‘y’”.
“Më kryesorja ka ngelur gjykata bosh, Apelet bosh, të gjykohesh do më shumë se 4 vite e gjysmë të të dalë data e gjyqit. Ne nuk mund të rrimë në vullnetin e disa njerëzve që paguhen dhe s’kanë bërë punën. Këta duhet të shkarkohen! Këta 12 komisionerë duhet të shkarkohen dhe të mos marrin statusin.”, tha më tej Lapaj.
Top Channel