Alibeaj mohon të ketë një marrëveshje mes PD dhe PS për ndryshimet Kushtetuese, radhit argumentet

03/11/2021 22:43

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur poshtë hipotezat se mes PD dhe PS ka patur një marrëveshje për të shkëmbyer votat për ndryshimet kushtetuese.

Në emisionin “Open”, Alibeaj radhiti argumentet përse propozuan ndërhyrjet në kushtetutë, të cilat janë vetting në politikë, reformë territorial dhe reformë zgjedhore.

Alibeaj: Jo. Me një arsyetim fare të thjeshtë. Kur ne kemi propozuar 3 ndërhyrjet në kushtetutë, vetting në politikë, reformë zgjedhore, reformë territoriale, së pari, nuk datojnë në datën 20 tetor 2021 sepse reforma territorial lindi e vdekur që në 2014 përsa kohë u bë në mënyrë të njëanshme.

E mbani mend? Vetëm seancën e fundit u shtuan 7 bashki. E kuptoni seriozitetin. Vettingun në politikë e tentuam në 2018, e çuam dhe deri në Venecia. Reforma zgjedhore ka lindur si nevojë më 30 korrik 2020, që nga momenti që në mënyrë të njëanshme, kjo mazhorancë ndryshoi Kushtetutën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA