Vota e emigrantëve/ Demokrati para Berishës: S’ka rëndësi nëse shkojmë majtas apo djathtas, por…

02/11/2021 18:30

Një demokrat me origjinë nga Tropoja dhe që jeton në Texas të SHBA-ve, i kërkoi ish kryeministrit Berisha në foltoren që u mbajt në Kamëz që shqiptarët e Diasporës të kenë të drejtën për të votuar në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

Ludovik Deda tha se me rëndësi është që ata të votojnë, pak rëndësi ka se shkojnë në krahun e majtë apo të djathtë!

Qytetari: Jam Ludovik Deda nga Tropoja dhe jetoj në Texas, në SHBA. Jam i larguar por me kokën mbrapa. Nuk kisha mundësi në vitet 90’ të japë një kontribut për demokracinë, shumë faleminderit nga ty dhe demokratët e viteve 90’ që dolën para tankeve. Edhe unë isha një lajmëtar dhe tregova botës çfarë po vuan populli shqiptar. Kjo nismë është e drejtë edhe pse pak e vonume, por më mirë vonë se kurrë! Ne Diaspora e madhe jemi me ju, me demokratët e Shqipërisë. Rininë s’do i lëmë të largohen dhe të mbesim pa rini. Doktor, Joe Sorro… sorra është një shpend shumë i keq, më falni për shprehjen po më duket tashi është kap me shqiponja! Joe Sorros nuk është Amerika, unë i përkas krahut konservator.

Kam një pyetje, 30 e ca vite me ne Diasporën a ka ndonjë mekanizëm që të votojmë edhe ne? Ka rëndësi të votojmë s’ka rëndësi nëse shkojmë në krahun e majtë ose të djathtë. Është e rëndësishme që ne të votojmë por të garantoj që PD shumë shpejt do të vijë dhe të qeverisë në Shqipëri, kemi shpresë të mëdha te ju dhe mos u ndali ju lutem!

Ish kreu i PD-së i siguroi demokratit se zgjedhjet e ardhshme s’do të ketë zgjedhje pa votën e qytetarëve të Diasporës, me apo pa pjesëmarrjen e Edi Ramës, duke thënë se ishte ky i fundit në vitin 2013 kërcënoi me bojkotimin e zgjedhjeve kur u propozua ligji për votën e emigrantëve.

Berisha: Në vitin 2013 përpjekja ime për të vendos ligjin për votimin e Diasporës dhe emigracionit nuk pati sukses sepse Rama kërcënoi me bojkotin e zgjedhjes. Po të siguroj që zgjedhje të tjera s’do të ketë pa votën e Diasporës, Edi Rama po të dojë të marrë pjesë po të dojë mos marrë, zgjedhjet do të bëhen me ju. Kontributi juaj është i jashtëzakonshëm, është e turpshme që ju të mos votoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA