Vettingu i politikanëve, Gjiknuri: Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës

02/11/2021 13:41

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri komentoi sot propozimin e PD për ndryshimet në Kushtetutë.

Sa i takon Vettingut të politikanëve, Gjiknuri u shpreh se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për pastërtinë e figurës.

“Unë e dhashë përgjigjen time pak më parë. Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të bërë pastërtinë e figurës së politikanëve. Ne kemi ILDKPI për deklarimin e pasurisë, është ligji i dekriminalizimit si dhe është dhe vota e qytetarëve në fund”, tha Gjiknuri.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku dhe ai është bashkëkryetari i propozuar nga socialistët, Gjiknuri theksoi se PS pret të vijë opozita dhe së bashku të caktohen sa më parë grupet e punës.

“Unë në fakt pres të vijë opozita dhe të caktojnë dhe njerëzit e tyre për Reformën Zgjedhore. Ka një eksperiencë si nis Reforma Zgjedhore, ajo nis nga rekomandimet e OSBE-ODHIR. Ne i kemi tashmë rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe le të fillojmë nga puna”, vijoi Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA