Atmosfera në shtëpi duket se po vlon çdo ditë e më shumë.
Kampe, armiqësi, miqësi, xhelozi e ngacmime duket se janë gjithnjë e më shumë prezente.
Një nga ngjarjet e ditëve të fundit ka qenë dhe xhelozia e Fifit karshi Granitit teksa ky i fundit ka rritur afrimitetin e tij me Semin.
Kjo gjë duket se ka bezdisur tepër Fifin dhe disa prej banorëve të cilët prentendojnë se veprimet e Granitit kundrejt Semit janë më të tepruara seç duhet.
‘’Nuk është normale, ke bërë veprime që i kalojnë kufinjtë e miqësisë’’,- është shprehur Arjola.
Kjo gjë zgjodhi të diskutohet edhe gjatë spektaklit të sotëm, ku tresha sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë veçse miqësi.
Semi: Me Granitin jam vetëm shok
Graniti: Më pëlqen të rri me të dyja dhe po rri, i kam shumë shoqe dhe nuk e kam tepruar me asnjërën prej tyre. Nuk dua të mërzis asnjërën.
Top Channel