Diego Simeone shmangu shtrëngimin e duarve me Jurgen Klopp, në përfundim të ndeshjes Atl. Madrid-Liverpool në “Wanda Metropolitano” dy javë më parë dhe kjo shkaktoi jo pak reagim e pakënaqësi, megjithatë vetë argjentinasi ka komentuar rastin, duke ndezur edhe më shumë sfidën e kthimit.
“Nuk më pëlqen përshëndetja në fund të ndeshjeve, pasi humori i trajnerëve është i ndryshëm. Në Angli e përdorin si kortezi, por nuk më pëlqen, pasi është një falsitet”, deklaroi Simeone, në përgjigje edhe të Klopp, që u shpreh se kishte mbetur i befasuar që argjentinasi kishte vrapuar drejt dhomave të zhveshjes pa u përshëndetur.
Ndër të tjera Jurgen Kloop kritikoi edhe punën e Simeones, duke evidentuar se nuk i pëlqen mënyra se si luaj Atletico e tij, megjithatë edhe këtu argjentinas e pati gati përgjigjen.
“Nuk e njoh Klopp si person dhe sigurisht që nuk mund të flas, por si trajner kam shumë konsideratë për atë që bën. Megjithatë në kulturën time, nuk është të komentoj punën e të tjerëve”, tha Simeone.
Top Channel