Maqedonia e Veriut ka regjistruar më 2 nëntor, dhjetë persona të vdekur me koronavirus si dhe 593 të infektuar, bazuar në testimin e 3,391 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: katër në Shkup dhe nga një në Gostivar, Ohër, Kavadar, Shtip, Prilep dhe Kocan.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,159 shumica prej të cilëve janë në Shkup.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup janë regjistruar 272 raste duke shënuar numrin më të lartë në kryeqytet në dy muajt e fundit.

Instituti Publik në raportin javor për gjendjen epidemiologjike në vend gjithashtu ka regjistruar rritje të numrit të të infektuarve në nivel të shtetit prej tre për qind.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 415 të shëruar ndërsa numri i rasteve aktive tani arrin në 6,875.

Sa i përket vaksinimit gjithashtu institucionet raportojnë për rënie të mëtejme të interesimit për marrjen e vaksinës kundër këtij virusi.

Në baza ditore, në gjithë Maqedoninë e Veriut, me dozën e parë mesatarisht vaksinohen më pak se 1,000 persona ndërsa kjo shifër gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht sillej mes 15-20 mijë persona në ditë.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani është vaksinuar 35 për qind e popullatës së Maqedonisë së Veriut.

Për t’u arritur imuniteti kolektiv nevojitet vaksinimi i 85 për qind të popullatës./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA