Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka ka folur për mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, të cilët i bëri për “dush të ftohtë” për situatën e ujësjellësit në vend.

Teksa nënvizoi se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi qeveria nuk do ta lejojë më këtë, Rama theksoi se është e turpshme që disa nuk shkojnë në punë fare dhe të tjerë shkojnë për të bërë dëm.

Në “Zona Zero”, Kreka tha se e vetmja mënyrë që të zgjidhen problemet është që të vijë fundi i korrupsionit elektoral, pra të mos i premtohet njerëzve një pjesë nga “torta” e pushtetit para zgjedhjeve.

Kreka: Dëgjova një nga kryebashkiakët i cili thoshte se personat që janë emëruar, nuk janë prej atij, por sepse emri ka ardhur nga lart për drejtor, shef sektori apo punonjës që marrin rrogën. Problemi tek ne është korrupsioni elektoral. Problemi është se pas zgjedhjeve i premtohet njerëzve punë dhe nëse pritet kjo rrugë, nuk do të ketë asnjë problem. Nëse njerëzit presin diçka nga torta e pushtetit, kjo ka për të ndodhur. Ai duhet të thërrasë drejtuesit politikë që të mos emërojë më drejtues të ujësjellës apo në qendra. Nëse bëhet kjo, nuk ka më problem. Edhe çështja e ujit, edhe e mbetjeve, edhe çështje të vogla do të zgjidhen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA