Kryeministri Edi Rama në parlament e quajti propozimin e demokratëve për vetingun e politikanëve si një ide të lodhur megjithatë shprehu gatishmërinë për ta dëgjuar këtë kërkesë të mikut të tij Lulzim Basha.

Por numri dy i PS-s Damian Gjiknuri shprehu një qasje të re për këtë propozim të PD .

Mendoj se Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanit, sikurse janë deklarimi i pasurive, ligji antimafia, dekriminalizimi dhe në fund të fundit vota e qytetarëve. E ka thënë edhe Komisioni i Venecias shumë herët që politikanët nuk janë të përjetshëm në politikë, i nënshtrohen votës. Gjyqësori është një profesion i përjetshëm. Pra kemi njerëz që filtrohen në sistem dhe janë të përjetshëm aty dhe nuk japin llogari askund përveçse trupave gjyqësore. Në rastin e politikës, politikanët janë njerëzit më të lëvizshëm, më të kontrollueshëm dhe njëkohësisht të votueshëm”, tha Gjiknuri.

Vetingun në politikë, një ide e demokratëve që në vitin 2018, PD kërkon ta arrijë përmes një ndryshimi kushtetues për të cilën nuk ka votat. Deklarimi i Damian Gjiknurit lë pak shpresë që shumica socialiste ti thotë PO propozimit që vjen nga Selia Blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA