Ndarja nga jeta e babait/ Reagon Basha: Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij!

02/11/2021 20:10

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit babai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Xhelal Basha.

Përmes një shënimi në facebook, Basha ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që iu gjendën dhe lehtësuan dhimbjen, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Po ashtu Basha ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor që u kujdesën për babain e tij gjatë kësaj periudhe.

“Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.

Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!” shkruan Basha në mesazhin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA