Ish kryeministri Berisha nga foltorja që mbajti sot para mbështetësve demokratë në Kamëz sulmoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeverisës.
Ish kreu historik i PD-së tha se Shqipëria qeverisë nga një grup i cili nuk bën gjë tjetër veçse vjedh qytetarët, duke shtuar se Rama ka grupuar në kabinetin e tij hajdutët më profesionistë që Shqipëria ka pasur në historinë e saj!
Ish kryeministri akuzon edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun se në mënyrë kriminale ka shpallur tendera korruptive për Unazën e Madhe dhe ka dhënë dyfishin e çmimit për të ndërtuar tunelin e Krrabës.
Berisha: Foltorja jonë është një mision i madh dhe ju jeni misionarë të vërtetë sepse Shqipëria sot qeveriset nga një grup i cili nga mëngjesi deri në darkë nuk bën gjë tjetër veçse vjedh qytetarët shqiptarë. Rama ka grupuar hajdutët dhe hajdutet më profesioniste që ka pasur Shqipëria në tërë historinë e saj! Rama ka përzgjedhur si maskë make up e disa zonjave për tu maskuar. Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, e cila në mënyrë kriminale shpall tendera korruptivë për Unazën e Madhe. Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro. Pasi e shpall me 20 mln i kujtohet se i duhen edhe nja 5 mln të tjera dhe e shpall së dyti. Janë me dhjetëra raste si kjo. Edi Rama nuk i nxjerr dot në televizion sepse në çdo fjalë i vjen era vjedhje. Po ministrja tjetër e dini që shiti lahutën dhe çiftelinë, lahutën serbëve dhe çiftelinë të tjerëve, vegla që ne krijuam kulturën tonë.
Top Channel