“Ia prenë biletën aventurierit”/ Berisha për Zoran Zaev: Ktheu Maqedoninë e Veriut në mollë sherri mes Serbisë dhe Bullgarisë

02/11/2021 17:57

Ish kryeministri Berisha ka përshëndetur nga foltorja në Kamëz zgjedhjet dhe votuesit në Maqedoninë e Veriut, ku pas humbjes së thellë të partisë së tij Unioni Social Demokratik i Maqedonisë kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur dorëheqjen e tij.

“Dua të përshëndes nga kjo foltore zgjedhësit dhe votuesit e Maqedonisë që ja prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.  Maqedonia u krijua për të mos lejuar formimin e Serbisë së Madhe por as atë të Bullgarisë së Madhe. Por ky vrapoi drejt Beogradit njësoj si të ishte i biri i Pashiqit (Nikola Pasic).  Zhvillimi iu madh pozitiv në Maqedoni ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se, Zaev tha se vendosi të dorëhiqet pasi partia e tij dështoi të marrë shumicën. Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut i përbërë nga socialdemokratët dhe Bashkimi Demokratik kanë një mazhoritet të ngushtë, 62 vende nga 120 gjithsej. Pas dorëheqjes së Zoran Zaevit mbetet të shihet, nëse socialdemokratët do të vazhdojnë të qeverisin me një lider të ri. Alternativat e tjera – një qeveri e drejtuar nga VMRO-DPMNE apo zgjedhjet e parakohshme nuk duken realiste për momentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA