Kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Altin Kreka e ka cilësuar “foltoren” e Berishës si një pamje që e kemi parë me Fatos Nanon.
Në emisionin “Zona Zero” tha se ish kryeministri nuk do të jetë e ardhmja e PD por gara e brendshme do të bëjë të mundur ndryshimin e statusquosë.
Kreka tha se në vendin tonë është krijuar një situatë e rrezikshme për shkak se kushdo që merr postin e kryetarit të partisë, largohet vetëm nëse ndërron jetë apo jep dorëheqjen.
Kreka: Berisha është në të drejtën e tij që të mos e varrosin për së gjalli politikisht. Një pamje të tillë e kemi parë me Fatos Nanon. Do shohim një teatër politik. Mendoj se ky debat i fortë brenda PD që në këtë rast është ish kryeministri Berisha por dhe për arsye biologjike nuk mund të jetë e ardhmja e PD. Kjo garë e brendshme, në fund do të ndryshojë statusquonë sepse është krijuar shumë e rrezikshme, vetëm nëse e merr perëndia ose jep dorëheqjen largohet nga posti i kreut të partisë. Kryetarët duhet të kenë rivalët e tyre.
Top Channel