Balina ka bërë për ujë të ftohtë Granitin, të cilit i ka kërkuar që të mos vazhdojë lojën me këmbët e lidhura. Ajo iu drejtua Fitit, duke i thënë se ishte ajo që ia ka lidhur këmbët Grantit dhe po ja lidh edhe grave dhe vajzave të tjera aty brenda.

Balina: Ne nuk na duket që Graniti me Semin kanë diçka dhe nuk më duket normale që një konkurrent të kushtëzohet. Ke hyrë vetëm për të fituar këtë lojë dhe nuk shoh si mund ta bësh me këmbët e lidhura. Fifi ia ke lidhur këmbët keq, mirë Granitit, por po ja lidh edhe grave dhe vajzave të tjera aty brenda.

Fifi: E kam sqaruar edhe më parë. Unë e ritheksoj që e kam xhan granitin si shok por jam super xheloze.

Balina: Nëse e ke shok ndihmoje të bëjë lojën.

Fifi: E kam diskutuar këtë gjë dhe i kam thënë që nëse realisht duhet që unë të mos flas me ty kam për ta bërë dhe kam për t’u sjellë njëjtë si me banorët e tjerë. Unë jam o po o jo, ndoshta te unë nuk ka.

Balina: Po pse shkon nga ekstremi në ekstrem, kur mes tyre ka mijëra pika ku mund të ndalesh.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA