Eurobondi/ Berisha: Çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa

02/11/2021 18:06

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamzë. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për eurobondin që synon të marrë Shqipëria.

Berisha u shpreh se si rezultat i marrjes së 700 milionë eurove hua përmes eurobondit çdo qytetar shqiptar do të jetë i detyruar që të paguajë të paktën 1200 euro shtesë taksa.

“Me këtë të fundit 720 milion euro çdo qytetar shqiptar do detyrohet të paguajë taksa të paktën 1200 euro shtesë, ku shkuan këto mld euro që u morën borxh. A u ndërtuan rrugë? Janë ndërtuar dhe ato gjysma kanë qenë të përfunduara para 2013. Paratë u vodhën nga një lukuni e papërmbajtur hajdutësh të pamëshirë, që varfërojnë dhe mjerojnë çdo ditë shqiptarët. Në misionin tonë për t’i dhënë Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe që ndeshet dhëmbë për dhëmbë me këta hajdutë kjo është PD që do dalë nga ky proces.

Në PD që Edi Rama vendosi ta konfiskojë dhe ta shndërrojë në një shtojcë të partisë së tij do ta ngremë më shumë se kurrë si opozitë dhe do t’i themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie s’mund ta prekë kush. Ai sovranitet qëndron në idealet e qindra, mijëra jetëve që sakrifikuan gjatë viteve të diktaturës. S’mund ta prekë kush që kësaj partie t’i diktojë se kush do jetë kryetar i saj. Ne do qëndrojmë si partnerë të vërtetë të SHBA, BE-së, besnikë të vokacionit perëndimor të kombit shqiptar se ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA