“E di që do të zemërohen shumë kur të dëgjojnë fjalën time”, Berisha: Do ta them 1000 herë se…

02/11/2021 19:17

Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kamëz. Ndërsa është takuar me mbështetësit e tij, Berisha ka folur për Reformën në Drejtësi duke thënë se ishte për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës.

Në përfundim të fjalës së tij, u shpreh se “ata do të zemërohen shumë me fjalën e tij”, por nuk do të heqë dorë së thëni se Ligji dhe Kushtetuta nuk mund të shkelen.

Sali Berisha: Kur u bë reforma, bënë një zotim këta, asnjë prej tyre që shkruante ligje nuk do të kandidonin. Caktuan rrogë 10 herë më të madhe se mesataren e rrogës në Shqipëri dhe për të treguar që nuk janë në konflikt interesi, për 6 vite nuk do të kandidonin.

Brenda 6 muajve, të gjithë zunë vendet kryesore. Kjo reformë nuk u bë nga Këshilli i Europës, nuk u bë nga Komisioni apo Parlamenti Europian, por George Soros për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës.

Shqiptarët në këtë reformë kanë humbur të drejtën të kenë një proces gjyqësor të ndershëm. Çfarë bënë? Thirrën Delina Ficon, bashkëshorten e ministrit të familjes bashkë me juristët e FRESH-it dhe ia dorëzuan dosjet për t’i përgatitur për në Gjykatën e Lartë. E di se ata që ndërmjetësojnë këtë marrëveshje, ata zemërohen shumë kur e dëgjojnë këtë fjalë time. Unë do ta them 1 dhe 1000 herë se Ligji dhe Kushtetuta e vendit tim duhet të respektohet nga çdo shqiptar dhe i huaj dhe nuk mund të shkelen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA