Një 59-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë të ndodhur në korrik të këtij viti është arrestuar.

Ai goditi me grushte një 33-vjeçare dhe më pas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, I caktoi masën “Arrest në burg”.

“Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 19.07.2021, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen B. Q., 33 vjeçe, banuese në Durrës. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA