Demokrati i lutet Berishës: Nisim aksionin, të përmbysim Ramën! Ish kryeministri: Edhe një biznesmen më kërkoi protesta 6 muaj rresht…

02/11/2021 18:59

Nga foltorja në Kamëz që u mbajt ditën e sotme, një qytetar demokrat i shprehu një kërkesë ish kryeministrin Berisha: Të nisin protestat për të përmbysur Kryeministrin Edi Rama!

Qytetari tha se kryeministri ikën vetëm me protesta dhe se duhet të nisë aksioni nga ana e demokratëve!

Qytetari: Jam nga Golemi i Kurveleshit, kam ardhur jo për tu thurur lavde dhe mburrur, por t’ju kërkojë një gjë. Edi Rama nuk ikën, as me lutje, as me duva, ikën me aksion. Edi Rama ikën vetëm me përmbysje. Doktor po ju them nuk ka zgjidhje tjetër veçse protestave deri në përmbysjen e plotë. Do ju lutem doktor jua kërkoj këtë gjë në emër të këtyre burrave dhe grave që janë në sallë.

Berisha, në përgjigjen e tij tha se është shumë dakord dhe tregon se në zyrën e tij ka shkuar edhe një biznesmen nga Mamurrasi i cili i ka thënë se duhet të nisin një protestë për të mos e ndërprerë 6 muaj rresht, kjo është mënyrë e vetme për të ikur Rama nga pushteti!

Berisha: Ju falenderoj shumë për fjalën dhe ju siguroj se jam shumë dakord me ju. Më lejoni tju informoj se para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi më erdhi në zyrë, më thotë: Sali ky nuk ikën nëse ne nuk betohemi për protestë të pandërprerë 6 muajt rresht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA