Ndryshimet e paketës fiskale, veçanërisht ato për sektorin e bujqësisë kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

Deputeti i mazhorancës Erion Braçe nuk ka kursyer kritikat ndaj Financave pasi për të ulja e kompensimit të tvsh-së nga 6% në 0 si dhe rikthimi i taksës 10% për inputet bujqësore godasin rëndë fermerët.

“Këtë dimensionin për më shumë të ardhura për shtetin është shumë e qartë, po në këtë aspektin tjetër të zhvillimit ekonomik që është me i gjeri sa i përket punësimit. Dua një analizë të qartë për sektorin e agropërpunimit, cilat janë projeksionet tuaja. Dua të di të gjithë rekomandimet që ka bërë FMN për përjashtimet dhe dua të di kriterin që keni zbatuar ju për të selektuar përjashtimet? Se që të godasësh një sektor kaq të gjerë siç është bujqësia ndërkohë që shumë më tepër para që më vjen turp që në këtë kuvend sa kohë kam i vetmi diskutim shtyhet deri në një farë vendi dhe pastaj tërhiqet është birra, që sa herë turpërohemi e ulim kokën e ta mbajmë në fuqi atë përjashtim që kemi.”.”

“Trajtimi i furnizimit të imputeve bujqësore me një normë të reduktuar të TVSH-së do të kontribuojë në zbritjen e informalitetit, forcimin e ekonomisë dhe sigurimin e garancisë së produkteve bujqësore. Norma e kompensimit të prodhuesve bujqësore nga 6% bëhet 0%. Numri i subjekteve që preken nga ky ndryshim është 140 subjekte të kategorisë grumbullues.”

Kritika Braçe ka lëshuar edhe për taksën e karburantit ndaj mjeteve të luksit, që sipas tij paguajnë ndjeshëm më pak se qytetarët e thjeshtë të mbytur me taksa.

“Unë dua një analizë ligjore, cila ka qenë barra dhe është aktualisht për këto mjete, për naftën që furnizon këto mjete luksi. Në bazë të kujt ligji këto mjete janë trajtuar me lehtësi në tvsh dhe akcizë të lehtësuar? Sot që flasim të gjithë ne paguajmë 100 lekë e më tepër taksa e tatime për furnizimin me naftë. Tani dua të di këto mjete do paguajnë vetëm 65 lekë për litër apo do paguajnë sit ë gjithë ne të tjerët?

Në paketën fiskale qeveria ka korrigjuar disa norma tatimi për TVSH-në, të ardhurat personale si dhe akcizën ku përmes tyre synon të arkëtojë rreth 42.3 milionë euro apo 5.2 miliardë lekë shtesë çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA