Berisha: Ju paguani litrin e naftës si qytetarët e Zvicrës, por merrni rrogë 10 herë më të ulët

02/11/2021 17:56

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për rritjen e çmimit të naftës nga “foltorja” në Kamëz duke thënë se qytetarët e blejnë njësoj si në Zvicër, por ndryshimi është se në vendin tonë është rroga ë e ulët.

Berisha akuzoi qeverinë se vetëm vjedh duke përmendur edhee krizën energjetike. Sipas tij, digat kanë qenë plot më 31 korrik, por i kanë zbrazur me shpejtësi të rrufeshme.

Berisha: Edi Rama njoftoi sot një taksë tjetër mbi karburantin. Në vitin 2013, karburanti nuk ishte i lirë në Shqipëri, por çmimi në pompa ishte 2fishi i çmimit të bursës. Sot çmimi në pompa është 3-fshi i tregut të bursës dhe tani do të bëjë 4fishin. Ju të dashur qytetarë blini litrën e Kamzës me të njëjtin çmim që e blejnë qytetarët e Zvicrës por merrni rrogë 10 herë më të ulët.

Ju paguani energjinë elektrike me një nga çmimet më të larta në Europë, por prodhimi i saj në Shqipëri është me koston më të ulët në Europë sepse 98% të energjisë e ka vetëm ujore. Por çfarë ndodh kështu? Sepse këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Më 31 korrik, digat ishin më plot se asnjëherë, u vërsulën, i zbrazën me shpejtësi të rrufeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA