Rusi i shpallur non-grata nga Kosova ndodhet ende në Prishtinë, nuk është larguar

01/11/2021 21:17

Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, shpalli non-grata dy zyrtarët rusë.

Mediat në Kosovë shkruanin se Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, të cilët akuzohen për cenim të sigurisë kombëtare të Kosovës, u larguan territori i Kosovës.

Por në një video të siguruar ekskluzivisht emisionin “Zona Zero”, rusi Denis Vengerskii i shpallur non-grata nga ministria e jashtme ndodhet ende në territorin e Kosovës nuk është larguar./ Gazeta Shqip

Por policia e Kosovës e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

SQARIM PËR MEDIA

Sqarim i Policisë së Kosovës ndaj shkrimeve të pavërteta të publikuara në disa media lidhur me dyshtetasit rus të shpallur non-grata

Prishtinë, 02 nëntor 2021

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet dhe publikimet e bëra në disa media televizive dhe të shkruara në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat shfaqin tituj dhe video ekskluzive: “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet mes Prishtinës”.

Këto informacione janë të pavërteta dhe Policia sqaron se:

Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non-grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar,të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare  në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Vlen të potencohet se të njëjtit,nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos,  është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA