Banorët kanë pasur nga “Vëllai i Madh” një tjetër provokim për provën javore.

Atyre u është vendosur në monitor një klip përmbledhës me momente nga imitimet që “Portokalli” i ka bërë këtij edicioni të “BBV”.

Në kuadër të sfidës javore, ata nuk duhet të reagojnë nga asnjë indikator i jashtëm, përfshirë edhe këtë klip.

Në të tillë situatë, Monika ka zgjedhur që t’i kthejë këtij monitori shpinën, si e vetmja mënyrë që të mos i provokonte vetes të qeshura.

Orët e fundit duket se kanë qenë sfilitëse për banorët, të cilët po përpiqen maksimalisht të fitojnë buxhetin maksimal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA