Nuk “hahet” dot me SHBA-në/ Macron ia hedh fajin Australisë: Na gënjyen!

01/11/2021 13:39

Pas takimit plot tone pajtuese me presidentin amerikan Joe Biden, shefi i Elizesë Emmanuel Macron e pranoi “me culpa-n” e kreut të Shtëpisë së Bardhë për paktin Aukus.

Por sërish nuk i del e keqja nga humbja e marrëveshjes miliarda dollarëshe të nëndetëseve me Australinë. Fajtorin, Macron e gjeti tek kryeministri australian,  Scott Morrison. presidenti francez u shpreh i bindur se Morrison, e ka gënjyer kur anuloi  kontratën për nëndetëset konvencionale me Francën, që më vonë nxiti një krizë diplomatike.

Duke folur në margjinat e Samitit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) që u mbajt në Romë, Macron u pyet nëse mendon se Morrison e ka gënjyer, duke mos e njoftuar për dialogun me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për paktin e ri. “Nuk mendoj. E di”, ishte përgjigja e tij. Më tej, presidenti francez u shpreh se ka respekt për Australianë por shtoi se “kur them respekt, e mendoj që duhet të jemi të sinqertë dhe të veprojmë në përputhje me këtë vlerë”.

Morrison vetë insiston se nuk ka gënjyer dhe ia ka sqaruar Maronit se nëndetëset franceze nuk kanë qenë më në përputhje me interesat strategjikë të Australisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA