Mjekëve të familjes u ka mbërritur udhëzimi se si do të procedojnë për vaksnimin me dozën e tretë të qytetarëve, pasi ata qe kanë marrë Coronavac mund ta bëjnë më shpejt dozën e tretë.
Nga kjo e hënë, personat 60 vjeç e lart, të cilët kanë mbushur 6 muaj që nga marrja e dozës së dyte të vaksinës anti Covid duket të kontaktojnë mjekun e familjes për dozën e tretë.
Por çfarë lloj vaksine mund të jetë doza e tretë? Sipas Silvo Binos vetëm vaksina angleze AstraZeneca dhe ajo ruse nuk mund te kombinohen.
Edhe fëmijët 12 vjeç e lart me probleme shëndetësore do të nisin të vaksinohen ndaj Covid, por sipas rekomandimit të pediatrit. Po ashtu, dhe fëmijët 16 e vjeç e lart me lejen e prindërve dhe rekomandimin e mjekut.
Top Channel