23/12 16:35
Eden Hazard do të qëndrojë te Reali i Madridit të paktën deri në fund të këtij sezoni dhe do të tentojë me të gjitha mënyrat të tregojë vlerat e tij të vërteta pavarsisht zërave të merkatos.
Sipas raportimeve të gazetës madrilene Marca, Reali i Madridit nuk kërkon të largojë në merkaton e janarit një lojtar për të cilin ka shpenzuar 100 milionë euro, pasi te klubi merengues shpresojnë që Ancelotti mund t’i marrë më të mirën belgut.
Sëfundmi emri i Hazard është përfolur për një rikthim në Premier League te Chelsea ose një kalim i mundshëm te Newcastle. Në këtë sezon me Realin, 30-vjeçari është aktivizuar në 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet ndërkohë që ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.
Top Channel