Për qeverinë ambicioz, ndërsa për opozitën jo realist dhe i papërgjegjshëm. Kështu është cilësuar projektbuxheti 2022 sot në Komisionin e Ekonomisë ku ka nisur diskutimin për draftin, ku në të qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 4.1% për vitin e ardhshëm, teksa zotohet edhe për ulje të borxhit publik. Por, ku do të mbështetet kjo rritje?
Diskutime kanë ngjallur edhe 7 koncesionet e reja të projektuara në projektbuxhetin 2022, midis tyre edhe kolaudimi i makinave. Por, ministrja e Financave nuk përjashtoi mundësinë e moszbatimit të tyre.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe organet e vettingut, ku opozita ka kërkuar arsyen se pse qeveria nuk ka ndarë fonde për këto institucione.
Krahas rritjes së pagave, indeksimit të pensioneve dhe mbështetjes për sektorë kyçë, qeveria në buxhetin 2022 ka adresuar edhe problemin e detyrimeve të prapambetura dhe rimbursimin e TVSH, ku nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të bëhet në mënyrë automatike.
Top Channel